“Trafiku” në Everest, bilanci i viktimave shkon në 10 - Bota Sot
“Trafiku” në Everest, bilanci i viktimave shkon në 10

Azia

“Trafiku” në Everest, bilanci i viktimave shkon në 10

Më: 26 maj 2019 Në ora: 18:41
Mont Everest

Vdekja e një alpinisti irlandez dhe një britaniku në malin Everest e kanë çuar numrin e viktimave në majën më të lartë të botës në 10 vetëm brenda një jave.

Organizatorët e ekspeditave thanë të shtunën se, alpinisti britanik Robin Fisher, 44 vjeç, arriti majën mëngjesin e së shtunës, por pësoi një kolaps kur kishte bërë vetëm 150 metra në kthim.

Ndërsa shtetasi irlandez, Kevin Hynes, 56 vjeç, ishte ndarë nga jeta të premten, në anën veriore tibetiane të malit, gjatë zbritjes. Ai ishte kthyer para se të arrinte majën e malit dhe kishte vdekur në tendën e tij në lartësinë e 7.000 metrave.

E gjithë kjo ndodh gjatë një sezoni që ishte i shënjuar nga moti i keq dhe nga mbipopullimi në majë. Zyrtarët nepalezë thanë se disa alpinistë ishin bllokuar në mal dhe se kjo çonte në tejlodhje, dehidratim dhe, në rastet më të këqija, edhe vdekje.

Një foto mbresëlënëse që tregonte alpinistët që qëndronin në radhë për të arritur majën është postuar në mediet sociale, me një alpinist që ankohej për një trafik të rënduar me në total rreth 320 persona.

Nepali në fakt po përballet me kritika për shkak se ka lëshuar një rekord prej 381 lejesh për sezonin pranveror, këtë vit, me vlerë 11 mijë dollarë secila.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...