Gjeti vdekjen e therur nga kufjet e veshëve, të cilët ngecën në derën e ashensorit, ku kishte hipur.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Indi, në shtetin e Gujarat, ku viktima është një grua 48-vjeçare, Sushila Vishëakarma.
Ajo ishte duke u ngjitur për në katin e tretë të fabrikës së plastikës ku punonte, kur fijet e kufjeve u rrethuan rreth qafës dhe e mbytën, pasi ngecën në derën e ashensorit.
Kur policia mbërriti në vendin e ngjarjes, e gjeti trupin e gruas në katin e tretë, ndërsa kokën në katin e parë, bashkë me kufjet në vesh.
Lidhur me ngjarjen e tmerrshme hetimet janë në vijim, ndërkohë që mediat vendase e cilësuan si një skenë horror.
Një agjent i policisë i cili po heton ngjarjen tha se dyshohet se gruaja ishte duke përdorur telefonin me kufje dhe ngecja e tyre ia kishte mbajtur kokën jashtë, kur ashensori nisi të lëvizë.