45-vjeçari aksidentohet rrugës për në varrimin e të atit

Azia

45-vjeçari aksidentohet rrugës për në varrimin e të atit

Më: 31 maj 2019 Në ora: 21:51
Pamje nga aksidenti

Mund të konsiderohet pa frikë një ditë e zezë ajo e një 45-vjeçari, i cili u aksidentua me Lamborghini-n e tij me vlerë 850 mijë paund, pasi humbi kontrollin e mjetit për shkak të motit të keq.

Por ky nuk ishte i vetmi moment i keq i ditës, pasi Somkiet Kruwongpaiboon ishte nisur për në varrimin e babait të tij, kur u përplas me një shtyllë në rrugë, në provincën e Chonburi të Tajlandës.

Fatmirësisht, si Somkiet ashtu edhe djali i tij, i cili ndodhej në sediljen e përparme të pasagjerit nuk pësuan dëmtime në aksident.

Image

Megjithatë 45-vjeçari mbeti me një faturë të majme për të rregulluar makinën e tij Lamborghini Aventador.

Sipas asaj që shkruan e përditshmja The Sun, ky supermodel nis me një çmim prej 270 mijë paund në Britani, çmim i cili në Tajlandë është edhe më i lartë, duke kapur vlerën e 850 mijë paundëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat