SHBA i drejtohet bisedimeve të reja me talebanët

Azia

SHBA i drejtohet bisedimeve të reja me talebanët

Më: 1 qershor 2019 Në ora: 16:54
Zalmay Khalilzad

I dërguari i SHBA-së që po bisedon me talibanët do të zhvillojë bisedime të reja këtë muaj me kryengritësit në Katar, tha të shtunën Departamenti i Shtetit, ndërsa përpjekjet do të jenë për një marrëveshje për t'i dhënë fund luftës më të gjatë, shkruan AFP.

Zalmay Khalilzad, një politikan veteran i SHBA-së i cili po udhëheq udhërin e Presidentit Donald Trump për të ndërmjetësuar një marrëveshje paqeje me talibanët, u nis të premten në një udhëtim 17-ditor që do ta çonte në Afganistan, Pakistan, Gjermani, Belgjikë dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, tha Departamenti i Shtetit.

Në Doha, ai do të rifillojë bisedimet me talebanët pas një pushimi prej rreth një muaj "për të çuar përpara procesin e paqes", tha Departamenti i Shtetit në një deklaratë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat