Pakistan: Nga shpërthimi i një bombe vriten katër pjesëtarë të ushtrisë

Azia

Pakistan: Nga shpërthimi i një bombe vriten katër pjesëtarë të ushtrisë

Më: 8 qershor 2019 Në ora: 10:58
Ilustrim

Katër pjesëtarë të Ushtrisë së Pakistanit janë vrarë pas shpërthimit të një bombe në një zonë fisnore, në kufi me Afganistanin.

Në një deklaratë, Ushtria tha se tre zyrtarë dhe një ushtar u vranë kur një bombë shpërtheu në rajonin e Kharqamarit, në Vaziristanin Veriror.

Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, kryeministri pakistanez, Imrah Khan ka nderuar të gjithë personelin e sigurisë së vendit.

“Çmoj lartë sakrificën dhe trimërinë e ushtarëve tanë, që të na mbajnë të sigurt neve. I tërë kombi qëndron prapa tyre”, tha kryeministri Khan.

Ushtria pakistaneze tha javën e kaluar se ka rritur prezencën ushtarake në zonat fisnore në kufi me Afganistanin.

Sulmi i fundit ndodhi në zonën e njëjtë ku forcat ushtarake kishin kryer bastisje dhe arrestime. Sipas Ushtrisë pakistaneze, dhjetë anëtarë të forcave të sigurisë janë vrarë dhe 35 të tjerë janë plagosur, vetëm gjatë muajt të fundit.

Vaziristani Veriror është një zonë fisnore në kufi me Afganistanin dhe dikur ka qenë strehë e militantëve të Al-Kaidës dhe talibanëve afganë që kishin lidhje me rrjetin Haqqani.

Ushtria pakistaneze ka larguar në zonat malore militantët, përmes një serie të ofensivave që kanë nisur që prej mesit të vitit 2014.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat