Zarif: Evropa të mos e kritikojë Iranin

Azia

Zarif: Evropa të mos e kritikojë Iranin

Më: 9 qershor 2019 Në ora: 14:45
Ministri i Jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif.

Shtetet evropiane nuk janë në “pozitë” për të kritikuar Iranin, tha sot ministri i Jashtëm i këtij vendi, Mohammad Javad Zarif, pak para se të takohej me homologun e tij gjerman, Heiko Maas.

Kryediplomati gjerman pritet të qëndrojë në Iran gjatë ditës së hënë, për t’i bërë presion Iranit që të zbatojë marrëveshjen bërthamore të vitit 2015, nga e cila është tërhequr Shtetet e Bashkuara.

“Evropianët nuk janë në pozitë që ta kritikojnë Iranin”, tha Zarif.

Irani e nënshkroi marrëveshjen bërthamore me Kinën, Rusinë, Gjermaninë, Britaninë, Francën dhe Shtetet e Bashkuara. Kjo marrëveshje kishte për qëllim lehtësimin e sanksioneve ndaj Teheranit, në këmbim të frenimit të programit bërthamor të Iranit.

SHBA-ja u tërhoq nga kjo marrëveshje vitin e kaluar, teksa presidenti amerikan, Donald Trump tha se Irani nuk po e respekton paktin bërthamor dhe rivendosi sanksione ekonomike ndaj Teheranit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat