Irani mbyll 547 restorante për mosrespektim të parimeve islame

Azia

Irani mbyll 547 restorante për mosrespektim të parimeve islame

Më: 9 qershor 2019 Në ora: 16:48
ilustrim

Policia e Iranit i ka mbyllur 547 restorante dhe kafene në Tehran për shkak të mosrespektimit të parimeve islame. Lajmin e bëri të ditur shefi i policisë së kryeqytetit iranian.

“Pronarët e restoranteve dhe kafeneve ku nuk janë respektuar parimet islame janë informuar për arsyen e mbylljen dhe gjatë këtij operacioni u mbyllën 547 biznese, ndërsa u arrestuan 11 shkelës të ligjit”, tha Hossein Rahimi përmes një deklarate të publikuar në faqen e policisë.

Agjencia zyrtare e lajmeve njoftoi se operacioni është kryer gjatë dhjetë ditëve të kaluara. Ndër arsyet për mbylljen e këtyre lokaleve ishte lëshimi i muzikës ilegale. “Monitorimi i respektimit të parimeve islame është një ndër misionet dhe përgjegjësitë kryesore të policisë”, tha komandanti i policisë së kryeqytetit iranian.

Kryetari i gjykatës së Tehranit për udhëzim, e cila merret me krimet kulturore, morale dhe sociale, u bëri thirrje qytetarëve të Tehranit që t’i raportojnë rastet e sjelljeve të pamoralshme, duke e publikuar një numër të telefonit ku ata mund të thërrasin. Ai tha se njerëzit kanë dëshirë t’i raportojnë shkeljet e rregullave, por ata nuk dinë se ku ta bëjnë këtë. Sipas tij, ata tashmë mund t’i raportojnë në polici dhe gjykatë rastet kur gratë i heqin mbulesat në vetura, kur shohin ndeja me vallëzim të të dy gjinive ose kur shohin përmbajtje të turpshme në Instagram.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat