Ky është sistemi raketor i Iranit, aktivizohet për pesë minuta, kap çka i del përpara - Bota Sot
Ky është sistemi raketor i Iranit, aktivizohet për pesë minuta, kap çka i del përpara

Azia

Ky është sistemi raketor i Iranit, aktivizohet për pesë minuta, kap çka i del përpara

Më: 10 qershor 2019 Në ora: 07:28
Ilustrim

Ministria e Mbrojtjes e Iranit prezantoi sot një sistem të mbrojtjes të prodhimit vendor, botuar në faqen e internetit të agjencisë iraniane Mer.

Sistemi ‘15 hordad’ – hordad është muaji i tretë në kalendarin iranian-  u është dorëzuar forcave mbrojtëse të ushtrisë iraniane në një ceremoni të ndjekur nga ministri i Mbrojtjes i Iranit, gjeneral brigade Amir Khatami.

Khatami deklaroi se sistemi është projektuar dhe zhvilluar nga ekspertë lokalë dhe se është në gjendje njëkohësisht të kapë dhe të veprojë kundër gjashtë objektivave.

“Ai gjithashtu mund të bëhet operacional brenda pesë minutash”, tha Khatami.

Sistemi i ri përdor raketa “Sajad-3” të prodhimit iranian dhe mund të përballet me avionë luftarakë dhe dronë në largësi deri në 150 kilometra dhe t’i qëllojë në 120 kilometra distancë.

Po ashtu, mund të godasë objektivat duke përdorur teknologji ‘stealth’ në distancë 85 kilometrash dhe t’i shkatërrojë në një distancë prej 45 kilometrash.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...