Irani kërcënon të shkatërrojë të gjithë ata që do ta sulmojnë - Bota Sot
Irani kërcënon të shkatërrojë të gjithë ata që do ta sulmojnë

Azia

Irani kërcënon të shkatërrojë të gjithë ata që do ta sulmojnë

Më: 10 qershor 2019 Në ora: 12:20
Iran

Irani kurrë nuk do të fillojë një luftë, por do të shkatërrojë të gjithë ata që e sulmojnë atë, tha sot ministri i Jashtëm iranian Javad Zarif.

"Sa herë që fillon një luftë me ne, nuk do të ketë njeri që ta përfundojë atë", paralajmëroi Zarif.

Ai tha se me homologun e tij gjerman, Heike Mass kishte "biseda të sinqerta dhe serioze" në Teheran për shpëtimin e marrëveshjes bërthamore të vitit 2015 pas tërheqjes së SHBA-së.

Zarif shtoi se Teherani do të bashkëpunojë me shtetet nënshkruese evropiane për të shpëtuar marrëveshjen.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit Abas Musawi kritikoi më parë nënshkruesit evropianë të marrëveshjes bërthamore, pasi ata nuk arritën të shpëtonin marrëveshjen pas tërheqjes së SHBA vitin e kaluar dhe futjen e sanksioneve të reja amerikane kundër Teheranit.

"Deri tani nuk kemi parë hapa praktikë dhe të dukshëm që vendet evropiane do të garantojnë për të mbrojtur interesat e Iranit", tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane Abbas Musawi.

Ai theksoi se Teherani nuk do të diskutojë ndonjë çështje përtej marrëveshjes bërthamore.

Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Yukiya Amano, shprehu shqetësimin sot për tensionet në rritje rreth çështjes bërthamore të Iranit dhe shtoi se shpreson të gjendet një mënyrë për t'i reduktuar ato nëpërmjet dialogut.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...