Japonia shënon nivelin më të ulët të lindjeve që nga viti 1899

Azia

Japonia shënon nivelin më të ulët të lindjeve që nga viti 1899

Më: 10 qershor 2019 Në ora: 17:05
ilustrim

Shkalla e lindjeve në Japoni ka rënë në nivelin më të ulët që nga koha kur ka filluar mbledhja e këtyre të dhënave në vitin 1899. Vitin e kaluar, në Japoni u lindën vetën rreth 918 mijë foshnja, gati 28 mijë më pak se në vitin 2017.

Sipas një gazete japoneze, në fundin e viteve të dyzeta, në këtë shtet lindeshin rreth 2.7 milionë foshnja çdo vit. Shifrat e publikuara nga qeveria japoneze dëshmuan se popullsia e këtij shteti është zvogëluar për 444 mijë persona, që është shifër më e madhe se ajo e vitit 2017.

Qeveria e ka përcaktuar objektivin e arritjes së 1.8 për qind të shtimit natyror, gjë e cila po arrihet vështirë për shkak se njerëzit po martohen më vonë ose po vendosin të mos martohen fare.

Në vitin 2018, në Japoni u martuan rreth 586 mijë çifte, mbi 20 mijë më pak se në vitin 2017 dhe më së paku që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore.

“Kushtet ekonomike dhe vështirësia për të punuar dhe për t’u kujdesur për fëmijët në të njëjtën kohë vlerësohen si arsyet kryesore të rënies së numrit të lindjeve. Ne duhet të promovojmë politika që krijojnë mjedis për njerëzit që duan të kenë fëmijë dhe t’i rrisin ata në kushte më të mira”, tha një zyrtar shtetëror.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat