Rebelët huthi sulmojnë me raketë një aeroport saudit

Azia

Rebelët huthi sulmojnë me raketë një aeroport saudit

Më: 12 qershor 2019 Në ora: 14:16
Rebelët huthi në Jemen.

Të paktën 26 civilë janë plagosur në një sulm me raketë nga lëvizja e rebelëve huthi në Jemen, në një aeroport në jug-perëndim të Arabisë Saudite, ka raportuar media shtetërore.

Tri gra dhe dy fëmijë kanë qenë në mesin e të plagosurve në sulmin në aeroportin Abha, në orët e së mërkurës, është cituar të ketë thënë një zëdhënës ushtarak.

Një burim i rebelëve ka pretenduar më herët se zona është goditur me “saktësi”.

Arabia Saudite drejton një koalicion të shteteve arabe që përkrahin Qeverinë e Jemenit në luftën katërvjeçare me rebelët huthi.

Jemeni është shkatërruar nga konflikti që është përshkallëzuar në mars të vitit 2015, kur rebelët kanë fituar kontrollin e pjesës më të madhe në perëndim të shtetit dhe kanë detyruar presidentin, Abdrabbuh Mansour Hadi, të largohet nga Jemeni.

Të alarmuar nga rritja e grupit, që është besuar se po përkahet ushtarakisht nga shiitët në Iran, Arabia Saudite dhe tetë shtete tjera me shumicë të myslimanëve sunitë, kanë nisur fushatën ajrore me qëllim të kthimit të qeverisë së Hadit.

Kombet e Bashkuara kanë thënë se të paktën 7,000 civilë janë vrarë dhe 11,000 të tjerë janë plagosur në luftime, derisa 65 për qind e vdekjeve është thënë të kenë qenë rezultat i sulmeve ajrore të koalicionit të udhëhequr nga sauditët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat