Shtatë persona vdesin gjatë pastrimit të kanalizimeve të hoteleve në Indi

Azia

Shtatë persona vdesin gjatë pastrimit të kanalizimeve të hoteleve në Indi

Më: 15 qershor 2019 Në ora: 17:51
Foto

Shtatë persona kanë vdekur derisa pastronin një kanalizim hoteli në Indinë perëndimore, njoftoi policisa lokale, shkruan BBC.

Katër punonjës të kanalizimeve dhe tre punonjës në Hotelin Darshsan ranë pa vetëdije dhe vdiqën të premten mbrëma pas frymëmarrjes së tymit helmues.

Trupat e tyre janë gjetur në fshatin Fartikui dhe pronari i hotelit thuhet se është në arrati.

Autoritetet e Gujaratatit kanë premtuar ndihmë financiare për të afërmit e viktimave.

Sipas policisë, incidenti filloi pasi një punëtor sanitar hyri në rezervuarin septik. Kur ai nuk u kthye nga rezervuari ose iu përgjigj thirrjeve, tre kolegët e tij hynë për ta gjetur atë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat