Djali i gazetarit të vrarë Jamal Khashoggi në Ditën e Baballarëve kujton babain e tij

Azia

Djali i gazetarit të vrarë Jamal Khashoggi në Ditën e Baballarëve kujton babain e tij

Më: 17 qershor 2019 Në ora: 09:38
Salah Khashoggi

Salah Khashoggi në Ditën e Baballarëve përkujtoi babain e tij të vrarë në mënyrë mizore Jamal Khashoggi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Salah në Twitter publikoi një mesazh të shkurtër dhe mbresëlënës “Urime Dita e Baballarëve” dhe përkujtoi babain e tij i cili në mënyrë mizore u vra më 2 tetor të vitit të kaluar në konullatën e Arabisë Saudite në Stamboll.

Dita e Baballarëve në mbarë botën shënohet të dielën e tretë të qershorit me qëllim të theksimit të rëndësisë së atësisë, edukimit dhe zhvillimit të individëve dhe shoqërisë.

Detajet e vrasjes brutale të gazetarit saudit Khashoggi ende nuk janë zbardhur. Prokuroria turke gjeti se ai brutalisht u mbyt pasi hyri në konsullatë dhe se trupi i tij ishte copëtuar dhe shkatërruar.

Autoritetet e Arabisë Saudite më vonë pranuan se Khashoggi u vra pa u larguar nga konsullata, siç pretendonte fillimisht. Më pas ngritën padi kundër 11 vrasësve të dyshuar ndërsa Zyra e Prokurorisë kërkoi shqiptimin e dënimeve me vdekje për pesë të paditurit e parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat