Irani pritet të heqë dorë edhe nga disa pika të marrëveshjes bërthamore

Azia

Irani pritet të heqë dorë edhe nga disa pika të marrëveshjes bërthamore

Më: 17 qershor 2019 Në ora: 09:43
Ilustrim

Agjencitë iraniane të lajmeve kanë raportuar se organizata shtetërore, që është përgjegjëse për instalimet e energjisë, planifikon të heqë dorë edhe nga disa obligime për të cilat paraprakisht është pajtuar sipas marrëveshjes bërthamore të vitit 2015, të nënshkruar me fuqitë botërore.

Agjencia e lajmeve Tasnim ka raportuar se Organizata iraniane për Energji Atomike do të prezantojë disa masa për pasurim të uraniumit dhe prodhim të ujit të rëndë, afër zonës bërthamore, Arak.

Këto raportime vijnë pas deklaratave të presidentit iranian, Hasan Rohani se shteti i tij do të vazhdojë të mos përmbushë të gjitha obligimet e marrëveshjes bërthamore, derisa shtetet tjera të tregojnë shenja “pozitive” të marrëveshjes.

“Është e qartë se Irani nuk mund të zbatojë marrëveshjen në mënyrë të njëanshme”, ka thënë Rohani në një samit të liderëve aziatikë në Dushanbe.

Ai nuk e ka specifikuar se nga cilat pika të dokumentit do të heqë dorë dhe çfarë saktësisht kërkon Irani.

Në muajin maj, Irani ka njoftuar se nuk do të zbatojë plotësisht marrëveshjen bërthamore, në përgjigjje të vendimit të presidentit amerikan, Donald Trump për të larguar Shtetet e Bashkuara nga marrëveshja dhe për të rikthyer të gjitha sanksionet ndaj këtij shteti.

Përveç kësaj, Uashingtoni u ka bërë presion edhe shteteve tjera për t’i vënë sanksione Teheranit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat