Mjekët indian në grevë kundër dhunës nga pacientët dhe familjarët e tyre

Azia

Mjekët indian në grevë kundër dhunës nga pacientët dhe familjarët e tyre

Më: 17 qershor 2019 Në ora: 10:10
Foto

Dhjetëra mijëra mjekë indianë shkuan në grevë të hënën duke bërë thirrje për më shumë mbrojtje kundër dhunës nga pacientët dhe familjet e tyre, pasi që parlamenti u takua për herë të parë që nga zgjedhjet kombëtare, raporton AFP.

Greva mbarëkombëtare, e cila do të zgjasë deri të martën në mëngjes, është në solidaritet me mjekët në shtetin lindor të Bengalit Perëndimor, pasi tre mjekë u sulmuan në mënyrë të egër nga të afërmit e një njeriu që vdiq.

Shoqata Mjekësore Indiane (IMA), që përfaqëson 350,000 nga 900,000 mjekë të Indisë, bëri thirrje për dënime më të ashpra për ata që sulmonin stafin mjekësor.

Duke fajësuar sulmet pjesërisht në "pritjet e larta" nga pacientët, infrastruktura e dobët dhe stafi i papërshtatshëm, IMA tha se spitalet duhet të kenë më shumë kamera sigurie dhe se hyrja e vizitorëve në spitale duhet të kufizohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat