Irani do të thyejë nivelin e rezervave të uraniumit brenda 10 ditëve

Azia

Irani do të thyejë nivelin e rezervave të uraniumit brenda 10 ditëve

Më: 17 qershor 2019 Në ora: 12:20
Iran

Irani do të thyejë nivelin e rezervave të uraniumit brenda 10 ditëve të ardhshme, të cilat janë të caktuara sipas marrëveshjes bërthamore të Teheranit me fuqitë botërore, tha zëdhënësi i Agjencisë iraniane të Energjisë Atomike Behrouz Kamalvand.

Ai paralajmëroi se Irani ka nevojë për uranium të pasuruar deri në 20 për qind, gjë që është vetëm një hap nga niveli i prodhimit të armëve bërthamore.

Kamalvand tha se Irani ka katërfishuar tashmë prodhimin e uraniumit të pasuruar,  duke shtuar se Teherani do të rrisë nivelet e pasurimit të uraniumit "sipas nevojave të tij".

Kjo rritje mund të jetë deri në çdo nivel mbi kufirin e 3.67 për qind, të vendosur në marrëveshjen bërthamore midis Iranit dhe gjashtë fuqive të mëdha - SHBA, Rusia, Kina, Britania, Franca, Gjermania, dhe Bashkimit Evropian.

Njoftimi i sotëm sinjalizon vendosmërinë e Iranit për të mos përmbushur marrëveshjen historike nga 2015, nga e cila SHBA-ja u tërhoq vitin e kaluar dhe ka vendosur sanksione të ashpra ndaj Teheranit, të cilat rezultuan në një përkeqësim të shpejtë në ekonominë iraniane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat