Pasagjeri merr kontrollin e autobusit në Indonezi, 12 të vdekur në aksident - Bota Sot
Pasagjeri merr kontrollin e autobusit në Indonezi, 12 të vdekur në aksident

Azia

Pasagjeri merr kontrollin e autobusit në Indonezi, 12 të vdekur në aksident

Më: 17 qershor 2019 Në ora: 16:06
Ilustrim

Dymbëdhjetë persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar pasi një pasagjer i një autobusi në Indonezi e mori me dhunë drejtimin e timonit. Grindja dhe përleshja e tij me shoferin bëri që autobusi të përfshihej në aksident. Ngjarja ndodhi në Java.

Dëshmitarët thanë se pasagjeri i dyshuar u përfshi në një grindje me shoferin dhe u përpoq ta merrte kontrollin e timonit në Majalengka. Autobusi doli në shiritin tjetër të rrugës, duke u përplasur me dy vetura dhe duke e rrokullisur një kamion.

Policia ka bërë thirrje që dëshmitarët dhe të mbijetuarit t’i japin informatat që kanë lidhur me këtë aksident. “Në mes të udhëtimit, një udhëtar është përpjekur që me forcë ta marrë kontrollin e autobusit dhe më pas autobusi doli nga kontrolli”, tha zëdhënësi i policisë, Atik Susëanti.

Zyrtarët njoftuan se në mesin e personave të vdekur është edhe shoferi i autobusit, ndërsa pasagjeri që u mundua ta marrë kontrollin e autobusit është në mesin e më shumë se 40 personave të lënduar.

Aksidentet rrugore me numër të madh të viktimave janë mjaft të shpeshta në Indonezi. Në shkurt të vitit 2018, 25 njerëz kishin vdekur pasi një autobus turistësh ishte rrokullisur në Java.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...