BE bën thirrje për lidhje më të ngushta me Azinë qendrore

Azia

BE bën thirrje për lidhje më të ngushta me Azinë qendrore

Më: 17 qershor 2019 Në ora: 21:55
Bruksel

Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian miratuan një strategji të re për Azinë qendrore, e cila synon të krijojë një "partneritet të fortë dhe të qëndrueshëm" midis bllokut dhe vendeve të rajonit.

Gjatë takimit në Bruksel, ministrat e Jashtëm të BE-së thanë se strategjia do të sigurojë një kornizë të re të politikave "për angazhimin e BE-së me vendet e Azisë qendrore gjatë viteve të ardhshme".

Ministrat thanë se i mirëpresin "marrëdhëniet e forcuara" midis BE-së dhe Kazakistanit, Kirgizisë, Taxhikistanit, Turkmenistanit dhe Uzbekistanit.

Në vitin 2016, Kazakistani është bërë vendi i parë i Azisë qendrore që ka nënshkruar Marrëveshjen e Partneritetit dhe të Bashkëpunimit të Zgjeruar me Brukselin.

Kjo marrëveshje synon forcimin e dialogut politik dhe nxitjen e tregtisë dhe të investimeve të dyanshme.

BE-ja është aktualisht në negociata për marrëveshje të ngjashme me Kirgizinë dhe Uzbekistanin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat