Udhëheqësja e Hong Kong-ut kërkon falje për krizën në Kinë, por refuzon të japë dorëheqjen

Azia

Udhëheqësja e Hong Kong-ut kërkon falje për krizën në Kinë, por refuzon të japë dorëheqjen

Më: 18 qershor 2019 Në ora: 15:53
Carrie Lam

Udhëheqësja e Hong Kong-ut Carrie Lam kërkoi ndjesë të martën për trazirat politike që ka tronditur Hong Kongun, por shefja ekzekutive e Pekinit refuzoi të përkulet ndaj kërkesave për dorëheqjen e saj, shkruan AFP.

Territori gjysmë-autonom është zhytur në krizën më të madhe të saj në dekada, me miliona njerëz që dalin në rrugë për të kërkuar tërheqjen e legjislacionit të propozuar që do të lejonte ekstradimet në territorin e Kinës.

Lam pezulloi ligjin të shtunën pas dy tubimeve masive që panë përleshje midis policisë dhe disa protestuesve.

Por kjo nuk arriti të shuajë zemërimin e publikut dhe tubimi më i madh i së dielës tërhoqi mbi dy milionë njerëz, thanë organizatorët - më shumë se një e katërta e popullsisë.

"Unë personalisht duhet të mbaj një pjesë të madhe të përgjegjësisë. Kjo ka çuar në polemika, mosmarrëveshje dhe shqetësime në shoqëri," tha Lam në një konferencë shtypi.

"Për këtë unë ofroj faljen time më të sinqertë për të gjithë njerëzit e Hong Kongut".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat