India pritet ta tejkalojë Kinën me popullësi

Azia

India pritet ta tejkalojë Kinën me popullësi

Më: 19 qershor 2019 Në ora: 13:10
Ilustrim

India besohet se do ta tejkalojë Kinën si vendin më të populluar në botë në më pak se një dekadë, sipas një raporti të ri të Kombeve të Bashkuara.

Kina dhe India aktualisht përbëjnë rreth 37% të popullsisë globale prej rreth 7.7 miliardë.

Popullësia në Kinë aktualisht është rreth 1.4 miliardë njerëz ndërsa në India 1.3 miliardë.

Por, nga viti 2027, India do të ketë më shumë njerëz sesa Kina, sipas raportit të OKB-së për Perspektivat e Popullsisë 2019 të publikuar të hënën dhe deri në vitin 2050, hendeku pritet të zgjerohet edhe më tej.

“Midis 2019 dhe 2050, 55 vende ose zona pritet të shohin popullsinë e tyre të ulen me të paktën 1%”, thuhet në raport, kryesisht për shkak të niveleve të ulëta të pjellorisë dhe në disa raste edhe të një numri të madh të emigracionit.

“Në Kinë popullsia parashikohet të tkurret me 31.4 milionë, ose 2.2 për qind”.

Kjo do ta vendoste popullsinë e Kinës në 1.1 miliardë, më pak se 1.5 miliardë parashikim për Indinë.

Deri në vitin 2050, raporti parashikon se popullsia e planetit do të jetë 9.7 miliardë njerëz, një rritje e habitshme në vetëm një shekull.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat