Xi në Korenë e Veriut për të forcuar raportet me Jong-un

Azia

Xi në Korenë e Veriut për të forcuar raportet me Jong-un

Më: 20 qershor 2019 Në ora: 08:10
Xi Jinping dhe Kim Jong

Presidenti kinez, Xi Jinping, ka udhëtuar drejt Koresë së Veriut për një takim me Kim Jong-un, në të parën vizitë që prej vitit 2005.

Dy liderët, të cilët janë takuar në Kinë katër herë, pritet të diskutojnë mbi programin bërthamor të Koresë së Veriut, si dhe çështjet ekonomike.

Kina është jashtëzakonisht e rëndësishme për Korenë e Veriut, si partneri kryesor tregtar.

Vizita e Xi vjen një javë përpara samitit të G20 në Japoni, ku ai do të takohet me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump.

Ky do të jetë takimi i tij i parë me Kim pasi atij takimi Trump-Kim në shkurt që përfundoi pa ndonjë marrëveshje për denuklearizimin e Koresë së Veriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat