Pakistani me gjykata të posaçme për dhunën ndaj grave - Bota Sot
Pakistani me gjykata të posaçme për dhunën ndaj grave

Azia

Pakistani me gjykata të posaçme për dhunën ndaj grave

Më: 20 qershor 2019 Në ora: 09:08
Pakistan

Pakistani planifikon të krijojë mbi 1,000 gjykata që do të adresojnë dhunën ndaj grave.

Gjykatësi më i lartë i këtij vendi, Asif Saaed Khosa, tha në një adresim televiziv se gjykatat e posaçme do t'iu japin viktimave mundësi për të folur pa frikën e hakmarrjes.

"Do të kemi 1,016 gjykata me bazë gjinore në Pakistan - së paku një gjykatë të tillë në çdo rreth", tha Khosa.

"Atmosfera e këtyre gjykatave do të jetë ndryshe nga ajo e gjykatave të tjera, në mënyrë që ankueset të mund të flasin pa frikë", shtoi ai.

Organizata për të drejtat e njeriut, Human Rights Watch, në një raport të publikuar në nëntor të vitit 2018, ka vlerësuar se në Pakistan ka shkallë të lartë të dhunës ndaj grave, përfshirë: përdhunime, vrasje në emër të nderit, sulme me acid, martesa të detyrueshme dhe martesa të fëmijëve.

Një sondazh i ekspertëve botërorë vitin e kaluar, i kryer nga Fondacioni Thomson Reuters, e ka renditur Pakistanin si vendin e gjashtë më të rrezikshëm për gratë. Përpara tij vijnë: India, Afganistani, Siria, Somalia dhe Arabia Saudite.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...