Elefanti mbyt fermerin në Tajlandë

Azia

Elefanti mbyt fermerin në Tajlandë

Më: 20 qershor 2019 Në ora: 10:57
Foto

Një elefant i egër mbyti një fermer në një park kombëtar në Tajlandë, tha policia të enjten, shkruan AFP.

Tre elefantë që kërkonin për ushqim erdhën deri në parkun kombëtar ku 26-vjeçari dhe gruaja e tij ishin duke fjetur në një tendë, tha kapiteni i policisë Chalit Sudachan.

Gruaja u fsheh nën një kamion aty pranë, por fermeri u sulmua derisa përpiqej të ikte.

"Ai ishte sulmuar nga elefanti...  duke e vrarë menjëherë," tha Chalit për AFP nga provinca veriore Buriram.

Elefantët janë kafshë kombëtare të Tajlandës dhe jetojnë në vende të egra në pjesë të vendit, por numri i tyre është zvogëluar në rreth 2.700 nga mbi 100.000.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat