Rritet numri i të vdekurve nga rrënimi i ndërtesës në Azi

Azia

Rritet numri i të vdekurve nga rrënimi i ndërtesës në Azi

Më: 22 qershor 2019 Në ora: 18:12
Foto

Një ndërtesë me shtatë kate ka rënë në Kamboxhia, duke vrarë të paktën shtatë persona, ndërsa të tjerë janë raportuar të humbur, thonë zyrtarët, shkruan BBC.

Të paktën 21 njerëz janë lënduar - disa janë ën gjendje kritike - ndërsa kërkimi për të mbijetuarit vazhdon edhe në mbrëmje.

Ndërtesa në qytetin bregdetar të Sihanoukville ishte në pronësi të një kompanie kineze.

Në vitet e fundit, Sihanoukville është transformuar nga ndërtimi i hoteleve kineze dhe kazinove.

Katër vetë janë arrestuar gjatë rënies, duke përfshirë pronarin kinez të ndërtesës, kreun e firmës ndërtimore dhe kontraktorin. Një pronar tokash kamboxhiane është marrë gjithashtu për t'u marrë në pyetje.

"Tani numri i të vdekurve nga kolapsi i ndërtesës është shtatë", tha shefi i policisë së qytetit Sihanoukville Thul Phorsda për agjencinë e lajmeve AFP, pasi zyrtarët kishin vënë më parë numrin në tre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat