Talibanët lëshojnë kërcënim për mediat afgane

Azia

Talibanët lëshojnë kërcënim për mediat afgane

Më: 24 qershor 2019 Në ora: 13:04
Afganistan

Talibanët lëshuan një kërcënim për mediat afgane, duke thënë se gazetarët do të jenë shënjestra të sulmeve për aq kohë sa mediat nuk ndalojnë të transmetojnë, siç u shprehen ata, propagandën e qeverisë kundër militantëve.

Në një deklaratë të lëshuar të hënën, grupi u dha radio-stacioneve, televizioneve dhe transmetuesve të tjerë një javë kohë për të ndaluar transmetimin e njoftimeve anti-talibane, të paguara nga qeveria.

Këto njoftime u bëjnë thirrje qytetarëve që t'i informojnë autoritetet nëse ata shohin ndonjë aktivitet të dyshimtë taliban.

Talibanët, të cilët i kanë sulmuar mediat në të kaluarën, thanë se mediat që refuzojnë të ndalojnë publikimin e thirrjeve të tilla, do të konsiderohen "shënjestra ushtarake".

Nai, një organizatë afgane që mbështet mediat, e dënoi paralajmërimin e talibanëve dhe i bëri thirrje qeverisë afgane të marrë masa më të ashpra për të garantuar sigurinë e mediave. Nai tha se nëntë incidente në media, të lidhura me talibanët, kanë ndodhur që nga fillimi i vitit dhe se ato kanë rezultuar me një gazetar të vrarë dhe një të plagosur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat