Vriten dy ushtarë amerikanë në Afganistan - Bota Sot
Vriten dy ushtarë amerikanë në Afganistan

Azia

Vriten dy ushtarë amerikanë në Afganistan

Më: 26 qershor 2019 Në ora: 09:14
Afganistan

Ushtria amerikane ka njoftuar se dy pjesëtarë të saj janë vrarë në Afganistan më 26 qershor, një ditë pasi sekretari i Shtetit, Mike Pompeo bëri një vizitë të paparalajmëruar në Kabul, ku tha se Uashingtoni ka shpresë se një marrëveshje paqeje për Afganistanin do të arrihet përpara 1 shtatorit.

Në deklaratën e ushtrisë nuk u dha ndonjë hollësi për rrethanat e vdekjes së dy ushtarëve amerikanë.

Identiteti i ushtarëve nuk u bë i ditur, pasi ushtria tha se fillimisht do të njoftojë familjarët e tyre.

Shtetet e Bashkuara kanë filluar një iniciativë të re shtatorin e vitit të kaluar për të sjellë grupin militant taliban në tryezën e negociatave në mënyrë që t'i jepet fund konfliktit gati18 vjeçar të luftës më të gjatë në historinë e SHBA-së.

I dërguari i SHBA-së, Zalmay Khalilzad, ka mbajtur gjashtë rrethe bisedimesh me talibanët në kryeqytetin e Katarit, Doha. Rrethi tjetër është planifikuar të fillojë më 29 qershor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...