Pompeo viziton Indinë për të diskutuar mosmarrëveshjet tregtare

Azia

Pompeo viziton Indinë për të diskutuar mosmarrëveshjet tregtare

Më: 26 qershor 2019 Në ora: 10:01
Gjatë takimit të sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo me kryeministrin e Indisë, Narendra Modi

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo zhvilloi bisedime me kryeministrin indian, Narendra Modi, në Nju Delhi. Të dyja vendet janë të përfshira në mosmarrëveshje mbi tregtinë dhe tarifat.

Vizita e sekretarit Pompeo është kontakti i parë i nivelit të lartë midis Shteteve të Bashkuara dhe Indisë që nga zgjedhja e Modit si kryeministër, muajin e kaluar.

Vizita vjen gjithashtu përpara një takimi të planifikuar midis presidentit Donald Trump dhe Modi, në margjinat e samitit të G20 në Japoni.

Zyrtarët e të dyja vendeve gjithashtu kanë gjasa të diskutojnë planet e Indisë për të blerë sistemin e mbrojtjes ajrore S-400 të Rusisë, një marrëveshje për të cilën Uashingtoni ka shprehur rezerva.

Uashingtoni është bërë furnizuesi më i lartë i mbrojtjes indiane gjatë dy viteve të fundit, ndërkohë që tregtia e Indisë me Shtetet e Bashkuara ka parë rritje të qëndrueshme në 150 miliardë dollarë në vit.

Vendet vazhdojnë të konsiderojnë njëri-tjetrin një partner strategjik, pavarësisht nga tarifave tregtare.

India vendosi tarifa për 28 produkte amerikane, si shenjë hakmarrje për përfundimin e statusit të tregtisë preferenciale të Indisë më 1 qershor nga ana e SHBA-së.

Administrata Trump imponoi detyrime më të larta për produktet indiane përfshirë aluminin dhe çelikun.

Zyrtarët indianë kanë thënë se kanë pak dallime me Uashingtonin lidhur me çështjet politike dhe strategjike duke përfshirë Iranin. Megjithatë, ata kanë paralajmëruar se të dy vendet duhet të jenë të kujdesshëm në marrëdhëniet tregtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat