Princesha e Dubait arratiset nga Arabia Saudite, mësohet vendi kë është duke u fshehur

Azia

Princesha e Dubait arratiset nga Arabia Saudite, mësohet vendi kë është duke u fshehur

Më: 28 qershor 2019 Në ora: 22:43
Princesha Haya Al Hussein besohet se është duke u fshehur diku në Londër

Gruaja e udhëheqësit miliarder të Dubait, Princesha Haya Al Hussein besohet se është duke u fshehur diku në Londër pasi që u nda nga bashkëshorti i saj, thuhet nga burime të afërta me familjen.

Princesha Al Hussin thuhet të ketë kërkuar divorcin pasi që kishte udhëtuar në Gjermani ku kishte kërkuar azil politik, shkruan Daily Mail.

Raportime të pakonfirmuara në mediat arabe thonë se një diplomat gjerman i ka ndihmuar asaj që të arratiset nga Dubai, gjë që mund të shkaktojë krizë diplomatike mes dy vendeve.

Gjithashtu, është mësuar se autoritetet gjermane e kanë refuzuar kërkesën e bashkëshortit të saj Sheikh Mohammed bin Rashid Maktoum që gruaja e saj të kthehet në Dubai.

Vetëm tre muaj më parë, njëra nga vajzat e sheikut, Princesha Latifa bint Mohammed al Maktoum, u kap në bregdetin e Indisë, duke tentuar që të arratiset për në Amerikë për shkak se jeta e saj kontrollohej nga babai.

Që nga ajo kohë ajo është zhdukur, por besohet se është kthyer në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku babai i saj është kryeministër dhe zëvendës president.

Autoritetet gjermane tani kanë refuzuar të japin ndonjë koment për media. Dy burime nga familje kanë konfirmuar se princesha e Dubait është arratisur nga vendi dhe po kërkon divorc.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat