Pesë të vdekur nga vërshimet në Siberi

Azia

Pesë të vdekur nga vërshimet në Siberi

Më: 30 qershor 2019 Në ora: 11:17
Siberi

Zyrtarët rusë për shërbime emergjente kanë thënë se së paku pesë persona kanë vdekur nga vërshimet që e kanë përfshirë pjesën jugore të Siberisë.

Ata njoftuan se rreth gjashtë vendbanime ende janë të bllokuara për shkak të vërshimeve që i kanë detyruar mijëra njerëz të zhvendosen nga shtëpitë e tyre.

Sipas Ministrisë për Situata Emergjente, rreth 350 persona janë lënduar nga këto vërshime, ndërsa 100 prej tyre janë duke u trajtuar në spitale.

Kjo ministri njoftoi se autoritetet e kanë dërguar një aeroplan për t’i furnizuar banorët me ushqim dhe ilaçe të nevojshme.

Agjencia shtetërore e lajmeve “TASS” tha që më shumë se katër mijë banorë, 16 rrugë, 13 ura dhe 27 qyteza janë prekur nga këto vërshime që u shfaqën në pjesën perëndimore të liqenit Bajkal.

Zyrtarët kanë paralajmëruar se ky rajon mund të goditet nga vërshime të tjera në ditët e ardhshme. Këtë vend e ka vizituar edhe presidenti rus, Vladimir Putin, shkruan “Free Europe”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat