Kaos në Hong Kong, nuk ndalen protestat kundër Kinës

Azia

Kaos në Hong Kong, nuk ndalen protestat kundër Kinës

Më: 1 korrik 2019 Në ora: 08:13
Ilustrim

Qindra mijëra protestues kanë dalë rrugëve të qytetit Hong Kong të Kinës, të cilët kërkojnë që të anulohet ligji i cili lejon ekstradimin e të burgosurve në pjesët tjera të Kinës.

Protestuesit kanë sulmuar ndërtesat qeveritare, duke i thyer xhamat e tyre, gjë që e dërgoi këtë qytet drejtë kaosit.

Protestuesit kërkojnë që ligji i cili lejon ekstradimin e të dënuarve në pjesën tjetër të Kinës të anulohet. E kjo ndodh për shkak se Hong Kongu ka sistem demokratik ndërsa Kina ka sistem komunist.

Hong Kongu ka qenë koloni e Britanisë së Madhe deri në vitin 1997, dhe kur iu dorëzua qyteti Kinës, u arrit marrëveshje mes britanikëve dhe kinezëve që qyteti ta mbaj autonominë e tij dhe sistemin demokratik. Kështu u krijua modeli ‘Një shtet, dy sisteme’.

Qytetarët e Hong Kongut, nuk ndihen kinezë sikur pjesa tjetër e vendit, e kjo më shumë për arsye politike e ideologjike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat