Media në Penian/ Vizitë historike e Presidentit Trump

Azia

Media në Penian/ Vizitë historike e Presidentit Trump

Më: 1 korrik 2019 Në ora: 12:23
Donald Trump dhe Kim Jong Un

Media shtetërore koreano-veriore e ka cilësuar vizitën e papritur të Presidentit Donald Trump në vend si një ngjarje të jashtëzakonshme.

Të dielën, Trump u bë i pari President amerikan, në detyrë që shkeli në Korenë e Veriut, i shoqëruar nga lideri Kim Jong Un.
Më herët Trump kishte kërkuar përmes një postimi në “twitter” nëse Kim do të donte ta takonte atë ndërsa ndodhej në Korenë e Jugut.

Të hënën, agjencia koreano-veriore e lajmeve “KCNA” e pasqyronte gjerësisht takimin e paprecedent.

Koreano-veriorët rrallë herë marrin lajme nga bota e jashtme dhe media e kontrolluar nga shteti e ka përshkruar SHBA-në si armiku më i urryer i vendit prej dekadash.

Pamje të Presidentit amerikan, që shkelte në Korenë e Veriut, si një mik i Kim Jong Un, janë të jashtëzakonshme për koreano-veriorët e thjeshtë.

Negociatat për programin e kontestuar bërthamor të Koresë së Veriut kanë ngecur në vend, pasi takimi i dytë mes dy liderëve përfundoi pa një marrëveshje, në shkurt.

Pas bisedimeve surprizë të së dielës, ata riafirmuan pretendimet për miqësi dhe thanë se bisedimet do të vazhdonin përmes ekipeve të tyre negociatore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat