Kina akuzon protestuesit e Hong Kongut për shkelje të ligjit

Azia

Kina akuzon protestuesit e Hong Kongut për shkelje të ligjit

Më: 2 korrik 2019 Në ora: 09:51
Ilustrim

Kina akuzoi protestuesit që vandalizuan parlamentin e Hong Kongut për veprime të paligjshme që shkelin rëndë sundimin e ligjit.

Pekini i kërkoi Hong Kongut të hetojë atë që e quajti "përgjegjësinë penale të shkelësve të dhunshëm".

Hong Kong është pjesë e Kinës, por është nën një marrëveshje "një shtet, dy sisteme", që garanton një nivel autonomie dhe disa të drejta.

Ngjarjet e djeshme janë pasuar nga protestat për një ligj të diskutueshëm ekstradimi, të cilin kritikët shprehen se mund të përdoret për të ekstraduar disidentë politikë nga Hong Kongu në Kinë.

Qeveria pezulloi këtë ligj muajin e kaluar dhe tani nuk ka gjasa të kalojë, por protestuesit duan që ajo të hiqet tërësisht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat