Shkollat kineze po ndajnë fëmijët myslimanë nga familjet

Azia

Shkollat kineze po ndajnë fëmijët myslimanë nga familjet

Më: 5 korrik 2019 Në ora: 09:53
Fëmijët

Kina është duke ndarë qëllimshëm fëmijët myslimanë nga familjet, feja dhe gjuha e tyre në rajonin e largët të saj perëndimor të Xinjiangit.

Në të njëjtën kohë kur qindra mijëra të rriturit po mbahen në kampe gjigante, shteti kinez me shpejtësi është duke ndërtuar shkolla dhe konvikte.

Vetëm në një vendbanim, mbi 400 fëmijë kanë humbur njërin ose të dy prindërit të cilët janë internuar, qoftë në kampe ose ne burgje.

Në përpjekjet për të transformuar identitetin e të rriturve të Xinjiangut, në të njëjtën kohë ka dëshmi që fëmijët po shkëputen nga rrënjët e tyre.

Të gjithë të zhdukurit i përkasin komunitetit ujgurë, pjesa më e madhe e të cilëve janë myslimanë.

Gazetarët e huaj janë në vëzhgim të rreptë 24 orësh në Xinjiang dhe nuk kanë shumë mundësi të bisedojë me banorët, por në Turqi shumë familajrë kërkojnë të afërmit e tyre.

Mijëra ujgurë kanë migruar drejt Turqisë për të studiuar ose për të bërë biznes, qoftë edhe për t'i shpëtuar kufijve të kontrollit dhe represionit në rritje.

Autoritetet kineze thonë se ujgurët po edukohen në "qendrat e formimit profesional" në mënyrë që të luftojnë ekstremizmin e dhunshëm fetar.

Por dëshmitë tregojnë se shumë prej tyre janë duke u mbajtur thjesht për të mos pasur mundësi të shprehin besimin e tyre ose për të pasur lidhje të jashtme me vende si Turqia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat