Koreja e Veriut e akuzon një student australian për “spiunazh” - Bota Sot
Koreja e Veriut e akuzon një student australian për “spiunazh”

Azia

Koreja e Veriut e akuzon një student australian për “spiunazh”

Më: 6 korrik 2019 Në ora: 15:35
Studenti australian, Alek Sigley arrin në aeroportin e Pekinit.

Koreja e Veriut thotë se një student nga Australia – që është arrestuar disa ditë më parë dhe më pas është liruar – ka spiunuar për disa mediume.

Alek Sigley, 29 vjeç, u raportua si i humbur në fundin e muajit qershor, por u lirua të enjten, pasi zyrtarët suedez në Phenjan u takuan me përfaqësuesit e Qeverisë së Koresë së Veriut.

NK News, në prej ueb faqeve që ka publikuar shkrimet e këtij studenti, ka hedhur poshtë pretendimet e Phenjanit se studenti australian ka spiunuar, transmeton BBC.

Ky medium tha se studenti në një shkrim të tij “kishte prezantuar qëndrimin e tij politik lidhur me jetën në Phenjan”.

Sigley ka jetuar në Phenjan teksa ka ndjekur studimet në Universitetin Kim Il-sung. Ai nuk ka komentuar se pse është arrestuar. Pasi është liruar nga autoritetet verikoreane, studenti australian është larguar për në Japoni, ku jeton gruaja e tij.

Por, agjencia shtetërore e lajmeve të Koresë së Veriut, KCNA, të shtunën raportoi se Sigley “në disa raste ka transferuar informacione, përfshirë fotografi dhe analiza që ai ka mbledhur gjatë udhëtimeve të tij në Phenjan”.

Sipas medias së Koresë së Veriut, studenti australian e ka bërë një gjë të tillë me kërkesën e “mediave që janë kundër Koresë së Veriut, siç është NK News”, raportoi KCNA.

Qeveria e Koresë së Veriut ka “vendosur që ta depërtojë (Sigley) pasi ai ka pranuar se ka spiunuar”, tha më tej KCNA.

Koreja e Veriut shpesh akuzon shtetasit e huaj për spiunim dhe për “akte armiqësore”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...