Afganistan: Talibanët marrin përgjegjësinë për një sulm me bombë - Bota Sot
Afganistan: Talibanët marrin përgjegjësinë për një sulm me bombë

Azia

Afganistan: Talibanët marrin përgjegjësinë për një sulm me bombë

Më: 7 korrik 2019 Në ora: 11:27
Afganistan

Zyrtarët afganë thonë se të paktën tre persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur, pas një sulmi me makinë-bombë në qytetin Ghazni.

Talibanët morën përgjegjësinë për sulmin e 7 korrikut, i cili ndodhi teksa përfaqësuesit e këtij grupi militant, pritet të marrin pjesë në një konferencë dyditore për dialog ndër-afgan në Doha të Katarit.

Sulmi në Ghazni kishte për cak një zyrë të Drejtorisë Kombëtare të Sigurisë, por shumica e viktimave ishin studentë të një shkolle që gjendet në afërsi, tha Hasan Raza Yousafi, anëtar i këshillit provincial.

Ky është sulmi i dytë në Ghazni në dy ditët e fundit. Të paktën dy persona u vranë dhe 20 të tjerë u plagosën pasi një bombë shpërtheu brenda xhamisë Mohammadiya në Ghazni më 6 korrik.

Grupi militant, Shteti Islamik mori përgjegjësinë për sulmin në xhami. Konferenca në Doha të Katarit ka për qëllim që të ndihmojë në gjetjen e një zgjidhjeje që do t’i jepte fund konfliktit në Afganistan.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...