Indonezia do të ndërtojë një urë mbi shtatë kilometra të gjatë

Azia

Indonezia do të ndërtojë një urë mbi shtatë kilometra të gjatë

Më: 11 korrik 2019 Në ora: 12:21
Foto

Indonezia planifikon të ndërtojë një urë prej shtatë kilometrash që do të lidhë dy ishuj në afërsi të Singaporit, si pjesë e përpjekjeve për të zhvilluar industrinë dhe turizmin në atë zonë, njoftoi sot qeveria indoneziane.

Ura që lidh ishujt Batam dhe Bintan do të kushtojë rreth 284.35 milionë dollarë, thotë zyra e sekretarit të shtetit.

Ura do të jetë më e gjata në këtë vend të Azisë Jugore..

Ndërtimi i urës do të fillojë në vitin 2020, dhe duhet të përfundojë në tre deri në katër vjet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat