Hong Kong, protesta kundër tregtarëve nga Kina

Azia

Hong Kong, protesta kundër tregtarëve nga Kina

Më: 13 korrik 2019 Në ora: 16:10
Hong Kong

Mijëra vetë vetë kishin dalë nëpër rrugë të shtunën në Hong Kong, për të protestuar kundër tregtarëve nga Kina kontinentale.

Demonstrata u mbajt në Sheung Shui, një zonë pranë qytetit kinez të Shenzhen, përgjatë kufirit me Hong Kongun.

Protestuesit duan që tregtarët nga Kina të ndalojnë blerjen e mallrave në Hong Kong, që tregtarët më pas t’i shesin në territorin e Kinës. Gjatë protestës dyqanet qëndruan të mbyllura.

Protesta filloi në mënyrë paqësore, por përfundoi me përleshje mes demonstruesve dhe policisë, të cilët përdorën lëndë lotsjellëse ndaj turmës.

Hong Kongu ka qenë skenë e demonstratave politike në fundjavë për javë të tëra.

Protestat filluan për shkak të një projektligji të debatueshëm të ekstradimit, që do të lejonte ekstradimin e të dyshuarve për krime në Hong Kong, në territorin e Kinës.

Pas disa javësh polemikash dhe protestash të mëdha, udhëheqësja e Hong Kongut, Carrie Lam, kohët e fundit tha se projektligji për ekstradimin është është anuluar./VOA

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat