Zarif merr pjesë në një konferencë të OKB-së - Bota Sot
Zarif merr pjesë në një konferencë të OKB-së

Azia

Zarif merr pjesë në një konferencë të OKB-së

Më: 14 korrik 2019 Në ora: 11:22
Ministri i Jashtëm i Iranit, Mohammad Javad Zarif.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Abbas Musavi tha se Zarif do të marrë pjesë në sesionin vjetor të Këshillit Ekonomik dhe Social të OKB-së.

Pas këtij sesioni, kryediplomati iranian është paraparë të udhëtoj drejt Venezuelës, ku pritet të takohet me zyrtarë të lartë të Qeverisë së Venezuelës. Më pas Zarif, do të udhëtojë për në Nikaragua dhe Bolivi.

Venezuela gjendet në një krizë të thellë politike ndërmjet forcave qeveritare – që mbështeten nga Rusia, Kina dhe Kuba – dhe opozitës, që mbështetet nga Shtetet e Bashkuara dhe më shumë se 50 shtete të tjera.

Vizita e Zarifit në OKB vjen në kohën e tensioneve ndërmjet Uashingtonit dhe Teheranit, pas tërheqjes së SHBA-së nga marrëveshja bërthamore vitin e kaluar dhe sulmeve të fundit mbi cisternat e naftës në Gjirin e Omanit dhe në afërsi të Ngushticës së Hormuzit.

Uashingtoni e fajëson Iranin për incidentet, ndërkaq Teherani mohon çdo përfshirje në këto sulme.

SHBA-ja ka vendosur sanksione të ashpra ekonomike ndaj Iranit, pasi u tërhoq nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015, që kishte për qëllim lehtësimin e sanksioneve ndaj Teheranit, në këmbim të frenimit të programit bërthamor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...