Irani i gatshëm për bisedime nëse SHBA heq sanksionet

Azia

Irani i gatshëm për bisedime nëse SHBA heq sanksionet

Më: 15 korrik 2019 Në ora: 07:33
Hassan Rouhani

Irani është i gatshëm për bisedime me Shtetet e Bashkuara nëse Washingtoni heq sanksionet dhe kthehet në marrëveshjen nukleare të vitit 2015, nga e cila u tërhoq vitin e kaluar, tha presidenti iranian Hassan Rouhani.

“Ne kemi besuar gjithmonë në bisedime … nëse heqin sanksionet, i japin fund presionit ekonomik të vendosur dhe kthehen në marrëveshje, ne jemi të gatshëm për bisedime me Amerikën sot, tani dhe kudo”, tha Rouhani në një fjalim televiziv të dielën.

Por Irani ka bërë çdo bisedim të kushtëzuar që së pari të jetë në gjendje të eksportojë sa më shumë naftë, ashtu siç bëri para se Shtetet e Bashkuara të tërhiqeshin nga paktet bërthamore me fuqitë botërore në maj 2018.

Tensionet u rritën midis armiqve të vjetër vitin e kaluar kur presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u tërhoq nga marrëveshja bërthamore, e cila ishte nënshkruar në mes të Iranit dhe gjashtë fuqive botërore, si dhe sanksionet e vëna nga Trump përsëri për Teheranin – të cilat ishin hequr nën këtë pakt.

Në reagim ndaj sanksioneve amerikane, të cilat më shumë ka shënjestruar të ardhurat kryesore të Iranit në eksportin e naftës së papërpunuar, Teherani në maj është tërhequr pjesërisht nga marrëveshja e vitit 2015.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat