Gratë saudite tashmë mund të kalojnë kufirin pa lejen e një burri…

Azia

Gratë saudite tashmë mund të kalojnë kufirin pa lejen e një burri…

Më: 15 korrik 2019 Në ora: 13:51
Foto

Sipas ligjeve aktuale të Arabisë Saudite, gratë e të gjitha moshave kanë nevojë për miratimin e një të afërmi mashkull për të udhëtuar jashtë vendit ose për të marrë një pasaportë. Por tashmë me anë të një reforme të re ato do të lejohen të udhëtojnë pa lejen e tyre.

Ky ndryshim do të hyjë në fuqi këtë vit, thanë zyrtarët sauditë për Wall Street Journal ndërsa një anëtarë i familjes mbretërore saudite u shpreh: “Nuk ka dyshim që qeveria dhe populli presin të zbatohet sa më shpejt të jetë e mundur kjo reformë pa shkaktuar trazira”.

Në të shkuarën Ministria e Brendshme e Arabisë Saudite kërkonte që të firmosej një dokument nga një burrë i familjes në rast se një grua duhej të udhëtonte jashtë vendi. Kujtojmë se një vit më parë, në muajin qershor u lejua që gratë në Arabinë Saudite të merrnin patentë shoferi, duke i dhënë fund ndalimit të vetëm në botë për shoferet femra. Sundimtari de facto i Arabisë Saudite, princi i kurorës Mohammed bin Salman, është përpjekur të kultivojë një imazh prej reformatori.

Megjithatë, kritikët thonë se aktivistët e të drejtave të grave ende janë persekutuar dhe arrestuar në këtë mbretëri. Por përveç kësaj, reputacioni i princit ka marrë një goditje të rëndë në Perëndim që kur ishte i lidhur me vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi në Stamboll vitin e kaluar.

Princi e ka mohuar përfshirjen në këtë vrasje, por një raport i ekspertëve të OKB-së muajin e kaluar ka gjetur se ka ‘prova të besueshme’ që e lidhin atë me vrasjen e Khashoggi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat