Së paku 12 të vrarë nga një sulm ajror në Siri

Azia

Së paku 12 të vrarë nga një sulm ajror në Siri

Më: 17 korrik 2019 Në ora: 14:05
Foto ilustrim

Të paktën 12 persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë lënduar nga një sulm ajror në Siri që besohet se është kryer nga forcat ajrore të këtij shteti. Cak i sulmit ishte një treg i popullarizuar në një fshat që kontrollohet nga opozita. Lajmin e bënë të ditur ekipet e shpëtimit dhe banorët.

Banorët e këtij fshati thanë se bombat ranë nga aeroplanët e ushtrisë siriane në fshatin Maar Shoreen, i cili shtrihet në pjesën jugore të provincës së idlibit. Bombat e goditën pikërisht rrugën kryesore të tregut të fshatit, duke shkaktuar edhe dëme të konsiderueshme materiale.

Në disa pamje të publikuara në rrjetet sociale nga aktivistët e ndryshëm shihen trupa të shkrumbuar të njerëzve të vrarë dhe njerëz të tjerë që ishin plagosur rëndë dhe barteshin nga anëtarët e ekipeve të emergjencës.

Grupet për të drejtat e njeriut kanë thënë se qindra civilë janë vrarë që nga fillimi i sulmeve të udhëhequra nga Rusia në bastionin e fundit të rebelëve në pjesën veriperëndimore të Sirisë rreth dy muaj më parë.

Ministria e brendshme ruse ka mohuar se forcat e tyre i kanë për cak civilët, ndërsa mediet shtetërore siriane kanë thënë se sulmi ajror u krye kundër militantëve të grupit “Al Qaeda”, me ç’rast janë shkatërruar bazat e tyre dhe disa terroristë janë vrarë, shkruan “Reuters”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat