Dhjetë të vdekur nga një zjarrvënie e dyshuar në Japoni - Bota Sot
Dhjetë të vdekur nga një zjarrvënie e dyshuar në Japoni

Azia

Dhjetë të vdekur nga një zjarrvënie e dyshuar në Japoni

Më: 18 korrik 2019 Në ora: 08:26
Japoni - foto arkivi

Së paku 10 njerëz kanë vdekur nga zjarrvënia e dyshuar në një studio të animacionit në Kioto të Japonisë, thanë zyrtarët lokalë të emergjencës.

Media lokale citoi policinë të ketë thënë se një person ka hyrë në studio të enjten në mëngjes, duke hedhur një lëng të paidentifikuar përreth.

Dhjetëra njerëz raportohen të plagosur po ashtu.

I dyshuari, i cili nuk u identifikua, u ndalua dhe u dërgua në spital me plagë.

Detaje për të dyshuarin apo motivet e mundshme të sulmit nuk u dhanë.

Operacioni i shpëtimit në ndërtesën trekatëshe të studios Kyoto Animation po vazhdon ende.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...