Militantët talibanë kanë sulmuar një stacion policor në Kandahar të Afganistanit, pasi një sulmues vetëvrasës aktivizoi eksplozivin në hyrje të kompleksit.
Ende nuk ka informacione për dëmet e sulmit vetëvrasës.
Baheer Ahmadi, zëdhënës i guvernatorit të Kandaharit, i tha Radios Evropa e Lirë, se disa persona të armatosur hynë brenda zyreve qëndrore të policisë dhe zhvilluan luftime me forcat e sigurisë.
Zëdhënësi i talibanëve, Zabidullah Mujahid, i tha Radios Evropa e Lirë, nga një lokacion i panjohur, se militantët e këtij grupi e kanë kryer sulmin.
Shtetet e Bashkuara në shtatorin e kaluar nisën një përpjekje të re, që të sjellin talibanët në tavolinën e bisedimeve, me qëllim që t’i jepet fundit konfliktit afgan afro 18-vjeçar – luftës më të gjatë në histori të SHBA-së.
Por talibanët ende po refuzojnë të bisedojnë me qeverinë afgane pasi e quajnë atë “kukull të perëndimit”.