Buka e Iranit, pjesë e pandashme për çdo vakt, në tryezat Kuvajtiane

Azia

Buka e Iranit, pjesë e pandashme për çdo vakt, në tryezat Kuvajtiane

Më: 20 korrik 2019 Në ora: 17:39
Foto

Buka e Iranit është ushqimi që nuk mungon në tryezat Kuvajtiane. Era e saj mbush furrat në qendër të Kuvajt, ku njerëzit e kanë të vështirë ta përfytyrojnë vaktin e preferuar të qebapit me qepë, pa një pite të shijshme iraniane.

Për dekada me radhë, ajo që njihet si “taftoon” ka qenë pjesë e pandashme e mëngjesit, drekës dhe darkës në këtë vend.

Lidhja e Kuvajtjanëve me të dhe pjesë të tjera të kulturës Iraniane mbetet e pandryshuar, pavarësisht ashpërsimit të tensioneve midis vendeve të Gjirit Persik dhe Republikës Islamike Shiite.

“Arsyeja përse ne e adhurojmë bukën iraniane është se ka një aromë tjetër, e përmban dhe pak kripë. Është ndryshe nga pitet libaneze që gjenden në dyqanet tona”, është shprehur Kamali, klient ne restorantit “Al-Walimah”.

“Jemi mësuar me bukën iraniane. Kemi që fëmijë që e konsumojmë”, thotë një tjetër klient.

“Në Kuvajt, kërkesa për bukën iraniane është e madhe. Në fillim ata e përgatisnin në shtëpi, por pastaj nisen ta pjekin edhe nëpër furra buke. Kuvajtjanët dikur prisnin në radhë të gjata që në mëngjes, për të blerë bukë të freskët iraniane, sepse asokohe, ishte dhe e vetmja që mund të gjendej”, shprehet Hassan Abdullah Zakaria, pronar i restorantit “Al-Walimah”.

Influenca gastronomike e Iranit duket se është e madhe në rajon.

Republika Islamike përpiqet të ruajë marrëdhënie të mira me Kuvajtin, ndryshe nga vende të tjera të gjirit si Arabia Saudite, Bahreini apo Emiratet e Bashkuara Arabe.

Në Kuvajt jetojnë rreth 55.000 iraniane e siç thotë specialisti i politikave rajonale, Jassem Abbas, ajo çfarë ndodh në skenën politike nuk ndikon tek miqësia mes njerëzve të thjeshtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat