Protestë e dhunshme në Hong Kong, qyteti nën shok - Bota Sot
Protestë e dhunshme në Hong Kong, qyteti nën shok

Azia

Protestë e dhunshme në Hong Kong, qyteti nën shok

Më: 22 korrik 2019 Në ora: 07:49
Pamje nga protesta

Hong Kongu është lënë në shok pas një nate të dhunshme të dielën, e cila pa dhjetëra burra të maskuar që sulmuan një stacion treni dhe godisnin udhëtarët me shkopa beizbolli.

Pamjet e postuara në mediat sociale tregojnë dhjetra burra me këmisha të bardha që sulmonin njerëz në platforma në rrethin e Yuen Long.

Kjo është hera e parë që kjo lloj dhune është parë në protesta kundër ekstradimit në vazhdim.

Disa ligjvënës ngritën  pyetjen pse policia ishte e ngadaltë për të arritur në vendin e ngjarjes.

Dyzet e pesë vetë u plagosën, me një person në gjendje kritike.

Ligjvënësi Lam Cheuk-ting tha se policia ishte vonuar më shumë se një orë për të arritur.

"Hong Kongu ka një nga raportet më të larta të popullatës në botë," tha një ligjvënës tjetër pro-demokraci, Ray Chan në një cicërimë në twitter. "Ku ishin ata?"

Policia të hënën tha se nuk kishin bërë asnjë arrestim, por ende po kryenin hetime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...