Izraeli rrënon shtëpitë e palestinezëve

Azia

Izraeli rrënon shtëpitë e palestinezëve

Më: 22 korrik 2019 Në ora: 10:26
Izrael

Autoritetet izraelite e kanë filluar shembjen e disa shtëpive të palestinezëve, për të cilat kanë thënë se janë ndërtuar ilegalisht afër rrethojës së Bregut Perëndimor.

Qindra policë dhe ushtarë shkuan në Sur Baher për ta siguruar vendin ku po bëhet rrënimi i disa shtëpive, në të cilat thuhet se banojnë 17 njerëz.

Palestinezët kanë thënë se ky veprim është përpjekje e Izraelit për të rrëmbyer territor të Bregut Perëndimor.

Gjykata e Lartë e Izraelit i ka refuzuar ankesat kundër urdhrit për rrënim, duke thënë se këto shtëpi janë ndërtuar në zonën ku ndalohet ndërtimi.

Rrethoja përreth Bregut Perëndimor ishte ndërtuar pas kryengritjes palestineze të vitit 2000. Izraeli thotë se ajo është ndërtuar për t’i penguar sulmuesit palestinezë, por palestinezët thonë se rrethoja është mjet i Izraelit për ta pushtuar këtë rajon.

Rrënimi i këtyre shtëpive është kundërthënës edhe për faktin që ato ndodhen në pjesën e Bregut Perëndimor që është nën juridiksionin e Autoritetit Palestinez.

Sipas raportimeve, Autoriteti Palestinez kishte dhënë leje për ndërtimin e këtyre shtëpive para rreth dhjetë vjetësh, shkruan “BBC".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat