Shkon në mbi 300 numri i viktimave nga vërshimet në Indi, Nepal dhe Bangladesh

Azia

Shkon në mbi 300 numri i viktimave nga vërshimet në Indi, Nepal dhe Bangladesh

Më: 22 korrik 2019 Në ora: 14:10
Pamje nga vërshimet

Numri i vdekjeve nga vërshimet e mëdha në Indi, Nepal dhe Bangladesh ka shkuar në mbi 300 të hënën, ndonëse reshjet e shiut kanë filluar të ndalen dhe niveli i ujit të bie në disa nga zonat më të prekura.

Reshjet e vazhdueshme të shiut dhe lumenjtë e dalë nga shtrati e vërshuan një pjesë të konsiderueshme të pjesës lindore të Indisë para më shumë se një jave. Zyrtarët indianë thanë se 102 persona kanë vdekur në rajonin e Bihar-it, 35 më shumë se shifra e dhënë nga qeveria qendrore të enjten e kaluar.

Shiu i madh në Bangladesh i mbyti më shumë se 47 njerëz në dy javët e kaluara, ndërsa më shumë se 120 të tjerë janë shpallur të zhdukur. Dyshohet se ata janë të vdekur për shkak të vërshimeve të mëdha dhe rrëshqitjeve të dheut që përfshinë Bangladeshin dhe Nepalin.

Së paku 700 mijë njerëz janë detyruar të zhvendosen nga shtëpitë e tyre në Bangladesh për shkak të vërshimeve, ndërsa numri i viktimave në rajon u dyfishua në pesë ditët e fundit.

Zyrtarët indianë në rajonin e Asam-it, pranë kufirit me Bangladeshin, thanë se miliona njerëz janë detyruar të zhvendosen dhe më shumë se 60 persona kanë vdekur nga vërshimet, shkruan “Reuters”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat