Indi: Për tre muaj kanë lindur 216 foshnje, asnjë e gjinisë femërore

Azia

Indi: Për tre muaj kanë lindur 216 foshnje, asnjë e gjinisë femërore

Më: 23 korrik 2019 Në ora: 08:32
Ilustrim

Asnjë prej 216 fëmijëve të lindur në 132 fshatra të Indisë gjatë tre muajve të fundit nuk ishin vajza.

Ekziston dyshimi se prindërit kanë pasur abortime selektive në Uttarkashi, shtetin Uttarakhand, ne Indi veriore, në një përpjekje për të shmangur lindjen e një vajze.

Shoqëria patriarkale i sheh djemtë si burimtarë të ardhshëm, kurse  vajzat si barrë të mundshme financiare, shkruan Dailymail.

Fshatrat e identifikuara si që nuk kanë vajza të lindura gjatë tre muajve të fundit janë etiketuar në  ‘zonën e kuqe’. Kjo do të thotë se të dhënat lokale do të shqyrtohen në mënyrë që të përpiqen të zbulojnë arsyen për mungesën e foshnjave femra.
Anëtari i kuvendit legjislativ Gopal Ravat tha:

 ‘Unë e kam drejtuar departamentin e shëndetësisë për të gjetur shkakun e vërtetë të figurave të tilla alarmante dhe për të ndërmarrë veprime serioze për ta zgjidhur atë.’

Përkundër zakonit që ndalohet në vitin 1961, shumë familje pritet të paguajnë një prikë kur bijat e tyre martohen,

 Ndërkohë një djalë pritet që të kujdeset për prindërit e tyre kur ata të moshohen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat