Rriten tensionet mes Japonisë e Koresë Jugore, pompat koreane s’i mbushin veturat japoneze

Azia

Rriten tensionet mes Japonisë e Koresë Jugore, pompat koreane s’i mbushin veturat japoneze

Më: 24 korrik 2019 Në ora: 08:58
Foto ilustrim

Pompat e karburanteve në Korenë e Jugut po refuzojnë t’i mbushin me lëndë djegëse veturat që janë prodhuar në Japoni si pjesë e bojkotimit të mallrave nga ky shtet. Këto veprime janë nxitur nga rritja e tensioneve tregtare dhe politike mes dy vendeve.

Nga këto tensione janë prekur edhe shitjet e birrës japoneze, biletave për filmave dhe udhëtimet drejt Japonisë, ndërsa para ambasadës japoneze në Seul po mbahen protesta. Sidoqoftë, disa koreanojugorë po thonë se e tërë kjo fushatë po i vë ata kundër njëri-tjetrit.

Qëndrimet e qytetarëve kundër Japonisë janë forcuar pas vendimit të Tokios për kufizimin e eksportit të materialeve që përdoren në industrinë e gjysmëpërçuesve, e cila është një degë e rëndësishme e industrisë në Korenë e Jugut. Prej 1 korrikut, shtetet i kanë hedhur disa akuza kundër njëra-tjetrës.

Shoqata Koreane e Naftëtarëve u ka bërë thirrje pompave të karburanteve që t’i bashkohen protestës përmes refuzimit të mbushjes së veturave që janë prodhuar në Japoni, ndërsa një shoqatë e automekanikëve ka thënë se nuk do t’i rregullojnë veturat japoneze.

Sidoqoftë, disa banorë të Koresë Jugore janë të brengosur nga kjo fushatë. “Lufta nuk mund të fitohet, nëse nuk e dimë a po i qëllojmë miqtë apo armiqtë”, shkruhet në një faqe koreane.

Vetëm javën e kaluar, shitja e birrave të prodhuara në Japoni ka rënë për 40 për qind në Korenë Jugore, ndërsa shitja e birrave me prejardhje nga shtete të tjera është rritur, shkruan “The Guardian”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat