Pekini nuk përjashton mundësinë e përdorimit të forcës në Tajvan

Azia

Pekini nuk përjashton mundësinë e përdorimit të forcës në Tajvan

Më: 24 korrik 2019 Në ora: 23:32
Ilustrim

Autoritetet kineze njoftuan se nuk përjashtojnë mundësinë për përdorimin e forcës në këmbënguljen që Tajvani të mbahet si pjesë përbërëse e Kinës dhe premtuan se do të ndërmarrin të gjitha masat ushtarake për të mposhtur separatistët tajvanezë.

Autoritetet kineze sot lëshuan një njoftim në të cilin theksojnë se lufta kundër aktiviteteve separatiste në Tajvan, Tibet dhe Xinjiang është në krye të prioriteteve kombëtare të vendit më të populluar në botë.

Bëhet fjalë për një libër të bardhë në cilin autoritetet kineze paraqitën prioritetet e politikës kombëtare për një periudhë prej disa vitesh.

Kina paralajmëroi se do të vazhdojë të jetë në mbrojtje, por nuk do të hezitojë t’i përgjigjet ndonjë sulmi ndaj interesave të saj me anë të kundërsulmeve.

Theks i veçantë i është vënë rritjes së aktiviteteve separatiste në Tajvan ndërsa Pekini zyrtar porositi se të gjitha përpjekjet për të rrezikuar integritetin e Kinës do të shkatërrohen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat